Të hënën do të zhvillohen negociata me delegacionin rus, sulm i madh
Delegacionet ukrainase dhe amerikane diskutuan të dielën propozimet për të mbrojtur objektet energjetike dhe infrastrukturën kritike
Duke njoftuar bisedimet në Riad, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, RustemUmerov, i cili kryeson delegacionin, tha se: “Ne po zbatojmë direktivën e Presidentit të Ukrainës për të sjellë më afër një paqe të drejtë dhe për të forcuar sigurinë”.
Presidenti Zelensky tha se bisedimet po zhvillohen në nivel teknik dhe se pala ukrainase po tregohet konstruktive.
Takimi në Arabinë Saudite, i cili u paraprin bisedimeve të së hënës midis delegacioneve amerikane dhe ruse, erdhi pasi i dërguari i posaçëm i SHBA SteveWitkoff shprehu optimizëm për t’i dhënë fund konfliktit.
“Unë ndjej se (presidenti rus Vladimir Putin) dëshiron paqe,” tha Witkoff të dielën për FoxNews.
Gjithashtu Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po bisedojnë mbi një sërë masash për ndërtimin e besimit që synojnë t’i japin fund luftës, duke përfshirë kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia.
I pyetur në lidhje me negociatat për një armëpushim të plotë, Waltz, tha se pasi u ra dakord për një armëpushim në Detin e Zi, “ne do të flasim për vijën e frontit “.
Putin ra dakord javën e kaluar me propozimin e Trumpit që Rusia dhe Ukraina të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë, por ky armëpushim u vu në dyshim shpejt, pasi të dyja palët raportuan sulme.
Një sulm i madh rus me dronëmbi Kievin gjatë natës vrau të paktën tre vetë, duke përfshirë një fëmijë 5-vjeçar dhe shkaktoi zjarre në ndërtesat e larta të banimit.Ndërkohë autoritetet ruse thanë të dielën se mbrojtja e tyre ajrore rrëzoi 59 dronë ukrainas në rajonet jugperëndimore.
Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjet europiane për të forcuar mbështetjen ushtarake dhe logjistike për Ukrainën.