Ukraina e ka bërë këtë kërkesë përmes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, pjesë e së cilës është edhe Rusia.
Sipas Dokumentit të Vjenës më 1990 kërkon që 57 anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për të ndarë informacione lidhur me forcat ushtarake të tyre dhe të njoftojnë njëri-tjetrin për aktivitete të mëdha.
“Nëse Rusia është serioze kur flet për sigurinë në hapësirën e OSBE-së, ajo duhet të përmbushë angazhimin e saj për transparencën ushtarake në mënyrë që të ulë tensionet dhe të rrisë sigurinë për të gjithë”, tha Kuleba.
Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga Moska për kërkesën e Kulebas. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur frikën se grumbullimi i trupave ruse mund të çojë në pushtimin e Ukrainës. Uashingtoni ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë në “çdo moment”.
Rusia ka grumbulluar mbi 130,000 trupa në afërsi të kufijve të Ukrainës. Moska ka hedhur poshtë se ka plane që ta pushtojë Ukrainën. /REL