Presidenti amerikan Donald Trump, ka hedhur idenë se Ukraina mund të jetë Rusi një ditë ndërsa vijojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje që do ti jepte fund luftës tre vjeçare.
Komentet Trump i bëri në një intervistë për Fox News.
“Ata mund të bëjnë një marrëveshje, ata mund të mos bëjnë një marrëveshje. Ata mund të jenë rusë një ditë, ose mund të mos jenë rusë një ditë “, tha Trump.
Shefi i shtëpisë së Bardhë foli gjithashtu për një tregti të mundshme me Kievin për burimet natyrore siç janë mineralet e rralla. Deklaratat e Trump vijnë një ditë para takimit të zëvendësit të tij JD Vance me presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky në Europë.
Trump po bën presion për një përfundim të shpejtë të konfliktit, ndërsa Zelensky po bën thirrje për garanci të forta sigurie nga Uashingtoni si pjesë e çdo marrëveshjeje me Rusinë. Kievi ka frikë se çdo zgjidhje që nuk përfshin angazhime të forta ushtarake – si anëtarësimi në
NATO ose vendosja e trupave paqeruajtëse – thjesht do t’i japë kohë Kremlinit të riarmatoset për një sulm të ri.