Britania, SHBA dhe NATO dalin në mbrojtje të Kievit
Ukraina ngre alarmin për mundësinë e ripushtimit të territoreve të tyre nga Rusia. Kjo për shkak se 92 mijë trupa ushtarake ruse gjenden në kufi me një gatishmëri për sulm. Deklaratën e ka bërë një zyrtar i lartë për mbrojtjen në vend.
Kreu i Agjencisë së Inteligjencës për mbrojtjen e Ukrainës tha se Rusia planifikon një sulmi masiv në 10 fronte në fund të Janarit ose fillimin e Shkurtit.
Gjenerali shpjegoi se pushtimi do të përfshinte sulme ajrore dhe bombardime duke shtuar më tej se Bjellorusia do të jetë aleat në këtë pushtim të mundshëm.
Shërbimet e inteligjencës kanë publikuar edhe pamjet e një harte se si e gjitha kjo mund të ndodhë.
Më herët Rusia i ka hedhur poshtë këto pretendime duke i cilësuar si “histerike”.
SHBA ka dërguar në Detin e Zi anije luftarake në mbështetje të Ukrainës në rast të një sulmi të mundshëm rus.
Ndërsa Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka paralajmëruar Rusinë se do të bënte një “gabim të rëndë” nëse mendon të sulmojë Ukrainën pasi Londra dhe aleatët e saj të NATO-s po punojnë ngushtë në mbështetje të Kievit.