Ukraina përgatitet për një ofensivë të madhe ruse këtë muaj

BE do të presë Volodymyr Zelensky në një samit në Bruksel këtë javë ku do të flasë për një sesion të posaçëm

Ministri në largim i mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se vendi po parashikon një ofensivë të re ruse këtë muaj. Në një konferencë shtypi, Oleksiy Reznikov deklaroi se jo të gjitha armatimet perëndimore do të kenë mbërritur deri atëherë.

Komentet e Reznikov erdhën disa orë përpara se të zëvendësohej si ministër i Mbrojtjes. Largimi i tij vjen mes një sërë skandalesh korrupsioni që kanë përfshirë ministrinë e mbrojtjes. Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se trupat po luftonin ashpër në Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman.

Rusia gradualisht po rrit sulmet e saj dhe po afrohet në qytetin lindor të Bakhmut mes luftimeve të ashpra.  Bakhmut tanimë po bëhej gjithnjë e më shumë i izoluar, duke i hapur gjithnjë e më shumë rrugë Rusisë të sulmojë me artileri të rëndë qytetin.

 “Tashmë ka shumë raporte se pushtuesit duan të bëjnë diçka simbolike në shkurt për t’u hakmarrë për humbjet e tyre të vitit të kaluar. Ne e shohim këtë presion të shtuar në zona të ndryshme të vijës së parë,” tha Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij.

BE po përgatitet të presë Volodymyr Zelensky në një samit në Bruksel këtë javë. Udhëheqësi ukrainas pritet gjithashtu të flasë në një sesion të posaçëm të Parlamentit Evropian, shkruan Financial Times. Vizita vjen pasi presidenti i Ukrainës priti një samit me zyrtarë të lartë të BE-së, duke përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kreun e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Nga ana tjetër Gjermania do të dërgojë së shpejti të dërgojë tanke “Leopard 2” në Ukrainë, ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë gjermane. Berlini ka premtuar 14 tanke të veta Leopard 2A6 për luftën në Ukrainë dhe u ka dhënë vendeve partnere lejen për të rieksportuar tanke të tjera luftarake në Kiev. 

Nga ana tjetër kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi, nuk do të takohet me presidentin Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Moskë këtë javë.

Në fillim të këtij muaji, Grossi tha se ishte i shqetësuar se bota po rrezikohet nga bombardimet e vazhdueshme në Zaporizhzhia, më e madhja e Evropës, e cila është vënë vazhdimisht nën kritika muajt e fundit. Ndërkaq sipas raporteve, Irani dhe Rusia po kërkojnë të ndërtojnë një fabrikë në Rusi që mund të furnizojë më shumë se 6000 dronë të projektuar nga Irani për luftën në Ukrainë. 

Wall Street Journal pretendoi se të dy qeveritë po ecin përpara me planet dhe se një delegacion iranian shkoi në Rusi në Janar për të vizituar vendin e planifikuar.

Leave a Reply