“Forcat ruse kanë shkatërruar mbi 30 dronë pranë kufirit”. Kështu bëri me dije ministria ruse e Mbrojtjes nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan 15 dronë mbi rajonin Kursk, 9 mbi Lipetsk, nga 4 dronë mbi rajonet e Voronezhit dhe Brijanskut dhe nga 2 mbi rajonin e Orjolit dhe Belgorodit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes ruse.
Autoritetet bëjnë me dije se nga sulmet nuk ka patur viktima, por vetëm dëme materiale.
Gjatë këtij viti, Ukraina ka intensifikuar sulmet në territorin rus, duke shënjestruar edhe ndërtesat e lidhura me infrastrukturën e energjisë.
Muajin e kaluar,presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi një ofensivë të re tokësore në rajonin verilindor ukrainas të Harkivit. Ai tha se me këtë operacion synon të krijojë një “zonë të ndalimit” dhe të shtyjë prapa forcat ukrainase në mënyrë që të mbrojë rajonin kufitar rus të Belgorodit nga granatimet.