Të paktën 26 persona u plagosën kur një deputet shpërtheu një granatë dore në mbledhjen e këshillit lokal në rajonin Zakarpattia të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, deputeti shpërtheu një granatë dore në takimin e këshillit të fshatit Keretskovskiy në Zakarpattia.
Sipas informacioneve fillestare, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur gjithsej 26 persona, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje janë nisur forcat e sigurisë dhe ekipet mjekësore.