Nafta do të shitet me 200 Lekë, benzina me 190 Lekë
Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e karburanteve në vendin tonë. Duke filluar nga ora 18:00 e pasdites së sotme, një litër naftë do të shitet me 200 Lekë nga 206 Lekë që është aktualisht.
Një ulje të lehtë me 1 Lek ka pësuar edhe benzina, teksa 1 litër do të shitet me 190 Lekë nga 191 që tregtohet aktualisht.
Ndërkohë që çmimi gazit të lëngshëm për makina do të mbetet i pandryshuar dhe 1 litër do vijojë të shitet me 69 Lekë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.