Universiteti i Kuvajtit nuk e harron studiuesin e vet të zellshëm Prof. Dr. IsmaiI Ahmetin

Derisa Profesori dhe intelektuali i respektuar shqiptar, Prof. Dr. Ismail Ahmeti, përpiqej për të studiuar letërsinë, gjuhën dhe kulturën arabe dhe, njëkohësisht, për t’u plasuar kulturën shqiptare, Sulejman Rexhepi, në po të njëjtin Universitet i premtonte profesorit të vet se mund ta martojë me Jovanka Brozin, bashkëshorten e fundit të Titos! Dhe kjo gënjeshtër bëhet “e vërtetë” vetëm pasi ta kesh bindur profesorin se je shumë i afërt me Titon, ndoshta me ndonjë dokument origjinal

 

Kohë më parë, në Maqedoni qëndroi ambasadori i Shtetit të Kuvajtit i akredituar në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesia e Tij z. Jakub Al Atiki, i cili, gjatë kësaj vizite pune në Shkup, ka takuar Prof. Dr. Ismail Ahmetin, njërit nga studentët e parë nga Maqedonia që ka mbaruar fakultetin dhe magjistraturën në Univerzitetin e Kuvajtit. Pa dyshim që ky takim është kërkuar nga ana e Universitetit, në shenjë të shprehjes së respektit ndaj studentëve që, në një farë forme, ia kanë zbardhur fytyrën këtij Universiteti prestigjioz të Kuvajtit.

Shkëlqësia e Tij, Ambasadori Al Atiki në t’u kthyer ka pasur një bagazh me libra autoriale të Prof. Dr. Ismail Ahmetit, të cilat ia ka nisur Bibliotekës së Universitetit si dhe Bibliotekës Kombëtare të Kuvajtit!

I entuziasmuar tej masa nga të arriturat shkencore të ish-studentit të këtij Universiteti, Rektori i tij,  Prof. Dr. Husain Ahmad Al Ansari, i ka nisur letër falënderuese Prof. Dr. Ismail Ahmetit, si dhe mirënjohje për kontributin e tij të veçantë në zhvillimin dhe kultivimin e marrëdhënieve kulturore dhe akademike ndërmjet dy vendeve.

Rektori Prof. Dr. Husain Ahmad Al Ansari në shkresën e dërguar nëpërmjet kanaleve diplomatike mes tjerash shkruan: “Dëshiroj të shpreh respektin dhe falënderimin për librat e dhuruara të cilat do të jenë një kontribut i vlefshëm për Bibliotekën e Universitetit të Kuvajtit”.

Një kënaqësi të tillë do ta shprehte secili universitet në botë për studentin e vet i cili një ditë, përmes angazhimeve studiuese në lëmenj të caktuar, veçsa do t’ia rriste namin vatrës ku ka nxënë diturinë akademike.

Vlenë të theksohet se, në po këtë Universitet, një gjeneratë më vonë, ka nisur studimet edhe Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, si dhe njëri nga personat më kontravers që e ka rajoni! Kuluareve diplomatike flitet se, pas leximit të memoareve të Sulejman Rexhepit, të botuar dy-tre vite më parë, sidomos të memoareve që flasin për kohën kur ka qenë student i këtij Unversiteti, i ka lënë të zhgënjyer të gjithë, sidomos me gatishmërinë e Sulejman Rexhepit për t’u tallur me stafin akademik të këtij Unversiteti. Zhgënjimi ka arritur kulmin kur kanë parë se si, ish-studenti i tyre i përjetshëm, Sulejman Rexhepi, tallet me Rektoratin e këtij Universiteti, duke nisur “studentë” me diplloma false nga Medresja Isa Beu e Shkupit!

Pra, jo propaganda e antipropaganda, por, veprat e mira dhe të këqija, e bëjnë njeriun të pranueshëm e të lavdërueshëm apo të refuzueshëm e të padëshirueshëm!

 

Leave a Reply