Uragani “Milton” ka goditur bregdetin perëndimor të Floridës me stuhi të fuqishme duke shkatërruar shtëpitë dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dy milionë familje.
Sipas medieve të huaja, zyrtarët bëjnë me dije se po vijojnë vlerësimet e dëmeve ë shkaktuara nga Uragani Milton.
Nga ana tjetër banorët që janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur vetëm shkatërrim. Banorët në Florida janë ende të tronditur nga shkatërrimi që shkaktoi uragani Milton.
“Shkatërrim total. Këtu ka shkatërrim total dhe kaos. Në katin e parë çdo gjë është shkatërruar. Këtu duhet të kishte një mur, por nuk është më. Aty ishte dera e garazhdit, tani nuk është më. Këtu ishte një lagje e bukur, e qetë për të jetuar. Na pëlqente pamja. Na pëlqen peshkimi. Ishte një lagje shumë e bukur. Por tani, pas kësaj eksperience, duhet t’i vendosim gjërat në perspektivë dhe të shohim nëse kjo ia vlen apo jo”, tha një banor.
Uragani Milton arriti në tokë pranë Siesta Key, Florida, si një stuhi e rrezikshme e Kategorisë 3 përpara se të dobësohej në një Kategori 2 ndërsa arriti në tokë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve. Ky është uragani i pestë që bie në tokë në SHBA këtë vit.