Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtarët armenë hapën zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në Kelbecer në drejtim të kufirit ndërmjet dy vendeve.
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, u raportua se ushtarët armenë hapën zjarr në drejtim të Shorcas së Epërme të provincës Vardenis në orën 13.45 me kohën lokale dhe nuk kishte vdekje ose plagosje ndër ushtarët azerbajxhanas.
Bëhet e ditur se situata në rajonin ku ndodhi incidenti është e qëndrueshme.