Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi të martën se qendra e provincës Zangilan dhe 6 fshatra të provincës, si dhe 18 fshatra të provincave Fuzuli, Jabrayil e Khojavend janë çliruar nga pushtimi armen.
Në një fjalim drejtuar kombit, Aliyevi theksoi se fshatrat Dordchinar, Kurdlar, Yukhari Abdurrahmanli, Garghabazar, Ashaghi Veysalli dhe Yukhari Aybasanli të provincës Fuzuli; fshatrat Sarafsha, Hasangaydi, Fughanli, Imambaghi, Dash Veysalli, Aghtapa dhe Yarahmadli të provincës Jabrayil; si dhe fshatrat Aghjakand, Mulkudara, Dashbashi, Gunashli dhe Vang të provincës Khojavend janë çliruar nga okupimi.
Ai vuri në pah se emri i fshatit Vang në Khojavend është ndryshuar në Chinarli.
Lideri azerbajxhanas gjithashtu bëri të ditur se ushtria azerbajxhanase ka filluar të çlirojë edhe vendbanime të tjera të provincës Zangilan duke shtuar se qendra e provincës dhe fshatrat Zarnali, Mammadbeyli, Hakari, Sharifan, Muganli tashmë janë nën kontrollin e Azerbajxhanit./TRT/