Forcat ruse kanë kryer një sulm tjetër të madh me raketa në kryeqytetin ukrainas, duke shkrepur në drejtim të Kievit raketat Kinzhal nga më shumë se 10 aeroplanë bombardues – që kishin për objektiv Kievin dhe rajonin e Kievit.
Në kryeqytet, gazetarët e Kyiv Post ishin zgjuar nga sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore. Në lagje të ndryshme të qytetit, ata numëruan dhjetëra shpërthime të fuqishme derisa raketat po godisnin objektet e ndryshme.
“Shpërthime tejet të fuqishme na kanë zgjuar”, tha Julia Struckc, korrespondente e Kyiv Post.
“Kiev – qëndro në strehimore. Shumë raketa po vijnë në drejtimin tuaj”, u tha në Telegram nga Forcat Ajrore.
Sipas raporteve preliminare nga kryetari i kësaj komune Vitali Klitschko, fragmente të raketave të rrëzuara kanë rënë në disa lagje, përfshirë atë mbi një ndërtesë kolektive banimi.
Nga ky sulm sipas të parit të Kievit janë lënduar dhjetë persona, ku dy prej tyre kanë kërkuar ndihmë urgjente në spital.