Ushtria ukrainase ka rimarre nga rusët mbi 600 vendbanime në muajin e fundit , duke përfshirë 75 “shumë strategjike” në rajonin e Khersonit.
Lajmi u bë I ditur nga ministria ukrainase për riintegrimin e territoreve të pushtuara, cituar nga Guardian.
Të paktën 502 nga fshatrat e çliruara ndodhen në rajonin verilindor të Kharvivit, ku forcat ukrainase kanë depërtuar thellë.
Ministria shtoi se 43 vendbanime të çliruara ndodhen në rajonin e Donetskut dhe 7 në rajonin e Luganskut, të dyja në Donbass.
Ndërkohë, rusët nisën një sulm me raketa në qytetin e Zaporizhzhia.
Një sirenë ra në qytet për të sinjalizuar sulmin ajror dhe u dëgjuan shpërthime të fuqishme.
Në Zaporizhzhia, rrënojat e ndërtesës civile të sulmuar më 9 tetor janë ende duke u pastruar. Sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurve nga sulmi tashmë është rritur në 12.