Vala e të nxehtit godet Europën, disa vende në alarm, rrezik i lartë për zjarre

Vala e të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Europës, është më e renda e 15 viteve të fundit.

Temperaturat ekstreme kanë prekur kryesisht pjesën jugore të kontinentit, veçanërisht Greqinë Turqinë, Qipron dhe Italinë më alarme të shtuara shëndetësore dhe mjedisore.

Në Greqinë fqinjë vala e të nxhetit nisi që prej të hënës për të kulmuar këtë fundjavë me temperature deri në 46 gradë celcius.

Zjarrfikësit janë vënë në gatishmëri të lartë në disa pjesë të vendit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për një rrezik ekstrem të zjarreve duke vendosur disa rajone nën një alarm të kuq të Kategorisë 5, më i larti në shkallë kombëtare.

Në zonat me rrezik të lartë, do të zbatohet një ndalim i trafikut të automjeteve dhe i hyrjes së vizitorëve në parqet kombëtare, pyjet dhe zonat e tjera të mbrojtura natyrore për të parandaluar shpërthime të mundshme zjarresh dhe për të garantuar sigurinë publike.

Paralajmërimet vijnë teksa zjarrfikësit po luftojnë me flakët në disa vatra në pjesë të ndryshme të vendit.

Turqia gjithashtu po përballet më situatë të nxehtë dhe rreëzi për zjarre në të gjithë vendin. Disa persona kanë vdekur si pasojë e të nxehtit në muajin e fundit në vend.
Qipro dhe Italia Jugore gjithashtu po përballen më situatë të paprecedentë për shkak të valës së të nxehtit duke qëndruar në gatishmëri për çdo rast.

Leave a Reply