182 të prekur në 24 orë, shkon në 32 numri i të shtruarve
Variant Delta po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve në vend. Në 24 orët e fundit 182 raste të reja janë identifikuar nëpërmjet testimit të 3613 personave të dyshuar.
Shumica e të infektuarve janë në kryeqytet dhe qytetet e mëdha si Shkodra, Fieri, Durrësi apo Vlora. Raste sporadike janë identifikuar thuajse në çdo qark të Shqipërisë, duke e çuar në 1,035 totalin e te prekurve nga Covid-19.
Në 24 orët e fundit në rritje kanë ardhur dhe shtrimet në spital.
Numri i pacientëve që po marrin trajtim në spitalin Covid 1 ka shkuar në 32 nga 29 që ishin të shtunën.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërsa 23 persona janë shëruar duke e çuar në mbi 130 mijë totalin e atyre që ja kanë dale të mposhtin koronavirusin.