Vatikani akuzon 9 persona për krime financiare

Vatikani tha se ndaj nëntë persona, përfshirë edhe një kardinal italian, u janë ngritur aktakuza për vepra penale përfshirë zhvatje, abuzim me detyrë dhe mashtrim në lidhje me një investim në pasuri të patundshme në Londër.

Në njoftimin nga Gjykata Penale e Kishës Katolike, u tha se katër ish-zyrtarë të Vatikanit, përfshirë dy nga rangu i lartë i Sekretariatit të Shtetit, do të dalin para gjyqit më 27 korrik.

Në mesin e të akuzuarve është edhe kardinali Angelo Becciu, të cilin, Papa Françesku e përjashtoi vitin e kaluar. Ai është zyrtari më i lartë i Vatikanit që është akuzuar për krime financiare.

Papa Françesku personalisht kishte miratuar ngritjen e aktakuzës ndaj Becciu, i cili ishte deklaruar i pafajshëm gjatë një hetimi dyvjeçar që u krye ndaj tij.

Personat e tjerë të akuzuar janë disa biznesmenë italianë, që ishin përfshirë në një investim 350 milionë eurosh në Londër.

Prokurorët në Vatikan thonë se të akuzuarit dyshohen se kanë marrë miliona nga Selia e Shenjtë përmes taksave dhe humbjeve të tjera, gjatë marrëveshjeve të tjera financiare./Rel

 

Leave a Reply