Deri në mesditën e së premtes më shumë se 4000 refugjatë kanë hyrë në Greqi nga brigjet turke, prej të cilëve 3000 vetëm në ishullin e Lesbos, ndërsa në Bruksel përfundonte samiti dyditor i BE-së me temë kryesore çështjen e krizës së refugjatëve.Megjithëse Turqia ka nënshkruar 20 ditë më parë një marrëveshje me BE-në, sipas të cilës Ankaraja do të parandalonte fluksin e madh të emigrantëve në këmbim të një ndihme prej 3 mld euro nga BE-ja, të dhënat e publikuara orët e fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin tregojne se pothuajse asgjë nuk është bërë deri tani.Sipas statistikave të fundit numri i refugjatëve dhe emigrantëve që kanë hyrë në Europë nga toka dhe deti këtë vit po shkon në gati 1 milion, katër herë më shumë se viti i kaluar.“Jemi nga Siria. Jemi shumë të frikësuar nga kufijtë midis vendeve europiane. Jemi të frikësuar edhe nga dimri”, shprehet një refugjat sirian.“Ishte shumë e vështirë. Tani nuk kam para. Jam i shqetësuar se ku mund të shkoj, nuk e di se ku mund të shkoj dhe të qëndroj me familjen time. Në Afganistan ka luftë, nuk ka punë”, thotë një refugjat nga Afganistani.Gjatë një takimi në Bruksel me kancelaren Merkel, Kryeministri grek Tsipras i ka kërkuar asaj funksionimin e një mekanizmi të përhershëm që do kryejë transferimin direkt nga Turqia të refugjatëve drejt vendeve të BE-së, ndërsa dy udhëheqësit kanë rënë dakord që Greqia të riatdhesojë të gjithë ata emigrantë që nuk kanë të drejtë të aplikojnë për azil politik dhe që kryesisht vijnë nga Maroku, Algjeria, Pakistani dhe Irani.Ndërsa, Tsipras i ka premtuar zonjës Merkel se Greqia po bën çështë e mundur që brenda dy muajsh të kenë përfunduar qendrat e pritjes për refugjatët dhe se Athina mirëpret ndihmën e agjencisë “Frontex”, prej mesditës së të premtes xhiron e botës bëjnë fotografitë e aktores së njohur dhe aktivistes Suzan Sarandon. Me lot në sy në ishullin grek të Lesbos, Ajo pret refugjatët sirianë dhe ndihmon fëmijët e vegjël që sapo kanë mbërritur nga brigjet turke.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se i vodhi zgjedhjet lokale të 2023-shit.
Gjatë takimit me demokratët e Degës Nr. 9 në Tiranë, Berisha theksoi se me protestat e tyre, ata e shndërruan…