Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Maxhar telekom”.
Lënda “Maxhar telekom” udhëhiqet kundër ish drejtor të përgjithshëm dhe financiar të “Telekomit të Maqedonisë”, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy personave tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe lidhje të marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultuese me firmat qipriote.
Rastin e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Lile Stefanovska. Procesi gjyqësor gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga prokuroria. Gjykimi për “Maxhar telekom” filloi në vitin 2011, ndërsa pastaj rastin e ndërmori Prokuroria speciale publike.