Vdes pacientja 52-vjeçare, 9 viktima nga COVID-19

Mbrëmjen e të premteje ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një tjetër paciente e prekur nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se bëhet fjalë për një paciente 52-vjeçare nga Vlora.

Ajo ishte shtruar prej katër ditësh në spital, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Ajo vuante gjithashtu nga hipertensioni.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

52-vjeçarja bëhet viktima e 9 në vendin tonë nga koronavirusi. Deri më tani në vendin tonë 186 persona rezultojnë pozitiv me virusin.

Lajmi i mirë që vjen është që 6 pacientë kanë lënë ambientet e Spitalit Infektiv pasi janë shëruar nga sëmundja. Numri i përgjithshëm i personave që e kanë kaluar COVID-19 është 31.

Leave a Reply