Deputeti Fate Velaj i pranishëm në Parlamentin Europian për ekspozitën e tij shprehet se ishte ftuar nga Parlamenti Europian për të hapur një ekspozitë. “Ftesën e parë nga ky parlament e kam pasur në prill të 2001 kur hapa ekspozitën ”Vlora, Viena dhe Brukseli”. Jam munduar në këtë ekspozitë të paraqes momentet me kulmore që kanë ndodhur në qytetin e Vlorës”, tha ai.
”Kjo ekspozitë paraqet një retrospektivë të zhvillimit të qytetit që nga viti 2001 e deri më sot. Janë paraqitur gati 50 fotografi të cilat pasqyrojnë zhvillimet e qytetit që nga momentet më kritike të saj që ishte trafiku i qenieve njerëzore me gomone drejt Italisë dhe deri tek infrastruktura e sotme dhe zhvillimet universitare të qytetit, gjithashtu dhe momente të ndriçuara që po përjeton Vlora nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama”, përfundoi deputeti i Partisë Socialiste Fate Velaj.