Sabit Sejdiu vëllau i dëshmorit Sahit Sejdiu kërkon që mos të shkojnë sot në Tanushë persona partiak siç është Ali Ahmeti, Bekir Asani dhe Izet Mexhiti.
“Arsyeja e kësaj kërkese është se këta persona nuk e shohin vëllain tonë si dëshmor të Tanushës por thonë se ki ka ra në Sllupçan dhë asnjëher nuk na ftojn për manifestime. Pllakat që u vendosën në Tanush para disa muajsh, vëllau jonë nuk pat pllak nga partia BDI, por të njëjtën e bëmë vet si familje”, deklaron Sabiti vëllau i dëshmorit Sahit Sejdiut.
Kush është dëshmori Sahit Sejdiu?
Sahit Sejdiu lindi më 5 shtator 1969 në Tanushë dhe u rrit në familje, e cila u shqua për përkushtim dhe nderim ndaj familjes dhe atdheut. Shkollën fillore Sahiti e mbaroj në shkollën „Mihail Grameno“ në Tanush, edhe Sahiti, sikur bashkëmoshatarët e tij, synonte të ecte para dhe të vazhdojë shkollimin e mëtejm.
Por mundësit e rrethanat ekonomike dhe largësia e fshatit nga qendra e Shkupit, ia pamundësuan këte qëllim. Ai është nga një familje bujare shqiptare, e cila kishte rritur dhjetë fëmijë, pesë djem dhe pesë vajza. Sahiti ishte fëmija i tretë i babë Sejdi dhe nënës Metllahes, në familjen e tij, gjithherë mbretëronte atmosferë pune e përkushtim për jetë. Secili e kishte synim për të ndërtuar një të ardhme dhe jetë më të mirë. Ashtu edhe Sahiti, ecte me hapa përparimi drejt së ardhmes, i edukuar dhe me mirësjellje e rrespekt të veçant ndaj të tjerëve.
Virtytet e larta, që kishte Sahiti, ishin korrektësia, mirësjellja dhe mirëkuptimi mes njerëzve. Nga këto veti që kishte ai, gëzoi autoritet dhe ishte i nderuar nga të gjithë bashkëkombasit, pa dallim moshe e gjinie. Ishte shumë i afërt me shokët, gjë që e bënte ta duan dhe ta çmojnë, jo vetëm familjarët, por të gjithë bashkëfshatarët në Tanushë e më gjerë.
Me daljen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në skenë, edhe Sahiti rreshtohet ndër të parët. Ai iu bashkangjit UÇK-së gjashtë muaj pas martesës, duke u fliju për lirinë dhe dashurinë e posanisur. Nga familja besnike e kishte Sahiti traditë që besa shqipëtare dhe betimi për ti dalë zot atdheut të robëruar me vite e dekata nga pushtuesi i vjetër.
Në fillim Sahiti veproj në logjistikë dhe ishte i veçuar e shumë i suksesshëm. Me pas ai shkoj në Sllupçan e në Malinë, ku mori pjesë në luftime të ashpëra e të zjarrta çlirimtare. Sahiti kishte vullnet të çelikët, karakter të fort dhe ishte i paluhatshëm.
Më 8 qershor, Sahit Sejdiu, i ri, krenar dhe trim ra dëshmor në rrugëtimin e gjatë për lirinë e atdheut. Heroizmi dhe përkushtimi i Sahitit, që as jetën për lirinë e kombit nuk e kursej, gjithmonë do ta nderojnë dhe mbajnë në kujtesë familja, bashkëluftëtarët, shokët, miqët dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëvepruan.
Sahit Sejdiu ra dëshmor për të jetuar gjithmonë me ne, me ecjen e shqiptarëve drejt Bashkimit Kombëtar. Tanusha e qëndresës shqiptare, lirisë së kombit i dha edhe një trim dëshmorë atdheut Sahit Sejdiun.//INA