Vendet e Evropës Veriore e dënojnë pushtimin ‘barbar’ të Rusisë

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, është takuar në Islandë me homologët e tij nga 11 vende të tjera evropiane për të diskutuar sfidat e sigurisë për Evropën Veriore pas pushtimit rus të Ukrainës.

Kombet e Grupit Verior – Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Suedia dhe Britania e Madhe kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke dënuar pushtimin dhe duke mirëpritur vendimet e Suedisë dhe Finlandës për të aplikuar për t’u bashkuar në NATO, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Wallace thotë se kjo “përforcon dënimin tonë të qartë të pushtimit barbar të Putinit dhe vendosmërinë tonë që Ukraina të ketë sukses”.

Ai gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje të re me Finlandën, duke u bazuar në paktin e ndërsjellë të sigurisë që Britania dhe Finlanda kanë rënë dakord në maj. Pakti angazhon çdo vend që t’i vijë në ndihmë tjetrit nëse sulmohet.

Leave a Reply