Njëzet vendet më të zhvilluara të botës u zotuan se do të qetësojnë goditjet ekonomike të turizmit nga pandemia e Coronavirusit, një nga industritë më të goditura në të cilat miliona njerëz rrezikojnë të humbin punët e tyre.
Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, bllokimet nga COVID-19 kanë goditur turizmin ndërkombëtar, i cili vlerësohet të ketë një rënie prej 45 për qind këtë vit.
Ministrat e Turizmit të G20-së u zotuan të sigurojnë koordinimin dhe të mbështesin rimëkëmbjen e industrisë së turizmit pasi vendet e tyre të lehtësojnë masat kufizuese.
Deri në 75 milionë vende pune janë në rrezik në sektorin e punës, thanë ata, duke u bazuar në të dhënat e Këshillin Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit.