Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të vetë-izolohet për dy ditë, pasi mori pjesë në një takim me dikë i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.
Sipas medieve të huaja, lajmin e bëri të ditur vetë von der Leyen përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter.
“Jam e informuar se në takimin e së martës mori pjesë edhe një person i cili rezultoi gjatë ditës së djeshme pozitiv me coronavirus”, shkroi ajo.
“Do të izolohem deri të martën në mëngjes”, tha von der Leyen.
“Kam rezultuar negative të enjten, ndërkaq sot u testova sërish”, deklaroi mes tjerash.