Vetëm 15% e izraelitëve duan që kryeministri Benjamin Netanyahu të qëndrojë në detyrë pas përfundimit të luftës kundër Hamasit në Gaza.
Netanyahu premtoi të “shtypë” Hamasin pas sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, por forcat izraelite kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës por pa rezultate kundër forcave palestineze, në ofensivën e tyre gati tre-mujore.
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, në sondazhin e kryer nga Instituti i Demokracisë së Izraelit (IDI), 56% e të pyeturve thanë se vazhdimi i ofensivës ushtarake ishte mënyra më e mirë për të rimarrë pengjet, ndërsa 24% mendonin se një marrëveshje shkëmbimi që përfshin lirimin e mijëra të burgosurve palestinezë nga burgjet e Izraelit do të ishte më e mira.
Rivali politik i kryeministrit izraelit, dhe partneri aktual i kabinetit të luftës, centristi Benny Gantz, mori mbështetje nga 23% e të intervistuarve.
Rreth 30% nuk përmendën asnjë lider të preferuar.