Një ushtar shqiptar i cili ndodhej me shërbim në Afganistan është vetëvrarë mbrëmjen e kësaj të marte.
Ushtaraku Xh. I., sipas burimeve të “Vizion Plus”, ndodhej me mision paqeruajtës në provincen e Heratit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por autoritetet atje kanë nisur menjëherë hetimet.
Ministria e Mbrojtjes konfirmoi lajmin, por nuk bëri të ditura më shumë detaje.