Hungaria po merr vetë në dorë negociatat me Ukrainën dhe ndërtimin e besimit mes dy vendeve, ndërsa nga Brukseli u zbulua plani për sabotimin e ekonomisë hungareze.
Prej kohës, kryeministrit Viktor Orban, që shihet në Europë si aleatit i Putinit, ka bllokuar me veto një pako ndihme për Ukrainën me vlerë 50 miliardë euro. Kësaj vetoje po i vjen fundit, pas paralajmërimit se Hungarisë mund t’i hiqet e drejta e votimit në Këshillin Europian.
Pata samitit të udhëheqësve europianë më 1 shkurt, ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto mbërriti për vizitë në Ukrainë.
Zyrtari i lartë presidencial ukrainas Andriy Yermak tha pas bisedimeve me ministrin e jashtëm hungarez Peter Szijjarto se të dy vendet janë të interesuara në mbajtjen e një takimi midis udhëheqësve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur. “Erdhëm këtu me qëllim që të rindërtojmë atmosferën e besimit në marrëdhëniet tona dypalëshe. Ramë dakord se kemi bërë hapa inkurajues drejt kësaj. Kemi një rrugë të gjatë përpara, por ne nga pala hungareze jemi të gatshëm të bëjmë punën dhe të gatshëm për punë të mëtejshme të përbashkëta”.
Ministri i Jashtëm ukrainas DmytroKuleba, gjithashtu i pranishëm në bisedime, tha se të dy vendet kanë rënë dakord të formojnë një komision që do të përgatisë propozime për të drejtat e pakicës etnike hungareze që jeton në Ukrainë.
Budapesti dhe Kievi kanë qenë në mosmarrëveshje për çështjen e pakicave. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka ruajtur lidhjet e përzemërta me Rusinë pavarësisht pushtimit të Ukrainës nga Moska gati dy vjet më parë.