Presidenti bullgar, Rumen Radev i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas “lutjes” që i bëri Bullgarisë për të hapur derën e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
I pranishëm në Forumin Strategjik të “Bled” në Slloveni, Radev theksoi se Bullgaria nuk është roja që pengon hyrjen në BE dhe se dy vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë në duart e tyre çelësin e suksesit.
“Duke folur për procesin e anëtarësimit duhet të bëjmë një dallim mes përgjegjësive të BE-së dhe përgjegjësive tona ballkanike, për të qenë të sigurt, Bullgaria nuk është roja që nuk u lë të dera, është partneri dhe miku juaj shumë i besuar. Ka dy strategji për të hapur dyert, më e gjata është të bëhet turne në të gjitha institucionet për të bindur aleatët për të detyruar Bullgarinë për të hapur derën, jo, dera është e hapur. Ka edhe një më të shkurtër, çelësin e keni në duart tuaja dhe ne jemi gati dhe ju ftojmë në dialog, por çelësi është në duart tuaja, varet prej jush, nga meritat tuaja dhe nga të kuptuarit që themeli në vetvete i integrimit mbështetet në vlerat europiane”, tha ai.