Çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë dërguar anikimim në Gjykatën e Strasburgut kundër procedurave të ligjore të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në hetimin e figurës së tyre. Dy prokurorët kanë ankimuar një seri procedurash ligjore, të ndjekura nga KPK, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Duke qenë se çështja e procedurave të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit janë objekt shqyrtimi i Gjykatës së Strasburgut, prokurorja Rovena Gashi i ka kërkuar zyrtarisht KPK-së që të pezullojë procedurat e mëtejshme të verifikimit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina, në aplikimin e tyre, i kanë argumentuar Gjykatës së Strasburgut se institucionet kanë dështuar që t’i sigurojnë një proces të rregullt ligjor, si gjatë procesit të rivlerësimit, ashtu edhe në procesin penal.
Aktualisht, subjekti Rovena Gashi është e pezulluar (cënim i kriterit të aftësive profesionale), për shkak se prokuroria e Durrësit e ka marrë në cilësinë e të pandehurit për fshehje pasurie (cënim i kriterit të pasurisë), në bazë të një hetimi të nisur nga publikimi abuziv dhe shpifës në media i disa dokumentave (cënim i figurës), të dorëzuara nga prokurorja në mënyrë ekskluzive pranë Komisionit të Vetingut.