Video dramatike, aligatori sulmon trajneren e tij, shpëtohet nga një vizitor

Një video e siguruar nga një mysafir tregon një punonjëse në “Scales & Tails Utah”, në periferi të Salt Lake City, duke folur me disa të rritur dhe fëmijë për aligatorin, të shtunën, kur ai ia kafshoi dorën dhe e tërhoqi atë në ujë, ndërkaq një vizitor u bë shpëtimtari i saj i cili u hedh brenda dhe e ndihmoi trajneren ta çlironte dorën nga nofullat e aligatorit.

Shane Richins, pronari i kompanisë, ka thënë për KUTV se ndërsa dora e trajneres ishte në gojën e aligatorit, ajo e dinte që ajo duhet të lëvizte me të në ujë. Ishte e vetmja mënyrë për të siguruar që aligatori të mos ia shqiste krahun.

Ai tha se qendra normalisht ka një politikë të rreptë që një ndihmës të jetë pranë kur punonjësit punojnë me aligatorët. Por kjo nuk është zbatuar vitet e fundit.

Shpëtimtari, i identifikuar si Donnie Wiseman, kishte bërtitur “Ne kemi probleme këtu!” para se të hidheni në ujë dhe të ngjitej në shpinën e zvarranikut.

Një tjetër kalimtar i rastit i largoi fëmijët ndërsa qanin.

Wiseman e lidhi aligatorin dhe punonjësja me qetësi i dha atij dhe një burri tjetër, Todd Christopher, udhëzime për ta ndihmuar atë të ikte nga pishina. Wiseman qëndroi në krye të zvarranikut derisa gruaja ishte e lirë.

“Ajo ishte aq profesionale dhe e trajnuar dhe e dinte se çfarë të bënte në një situatë të tillë, jam i kënaqur që ajo ishte atje,” tha Wiseman për KUTV.
Wiseman tha se nuk e dinte se si do të dilnin nga situata e tmerrshme.

“Shpresoja se policia do të vinte dhe do ta qëllonte,” ka thënë shpëtimtari.

“Këta zotërinj mund të kishin qëndruar në zonën e sigurisë si shumica prej nesh, por në vend të kësaj u futën në situatën, me vullnetin e tyre dhe ndihmuan në sigurimin e aligatorit,” tha kompania në një deklaratë.

https://youtu.be/FKEGiedaLsI

Leave a Reply