Pamje dramatike janë publikuar në mediat turke ku tregohet sesi një grua hedh nga lartësia e një pallati katër fëmijet e saj, e detyruar për shkak të zjarrit që kishte rënë në apartament.
Nënës i vijnë në ndihmë shumë qytetare të cilët me mjete rrethanore arrijnë të krijojnë një mbulesë me batanije të cilët e përdorin për të kapur fëmijet, raporton Vizion Plus.
Ata hidhen një e nga një mbi mbulesë nga ana e nënës së tyre e zgjatur mbi një dritare dhe e rrethuar nga tymi i zi.
Vullnetaret bënë një punë të shkelqyer duke i kapur të gjithë fëmijët dhe pa asnjë lëndim madje.