Latifi është rikthyer me fitore në UFC, pas një kohe realitivisht të gjatë jashtë oktagonit.
Djaloshi nga Kosova arriti ta mposht kundërshtarin e tij, Tanner Boserin, në luftën e zhvilluar në Las Vegas.
Fitorja e Latifit erdhi me vendim të gjyqtarëve, pasi pas tri raundeve luftë, asnjëri nuk u dorëzua dhe nuk pati nokaut.
Iliri fitoi pikët nga dy gjyqtarë (29-28, 29-28), ndërsa njëri favorizojë Boserin (29-27).
Ndryshe, Latifi tani ka rregulluar bilancin e tij, pasi momentalisht ka 15 fitore dhe tetë humbje.
https://youtu.be/7rN0ooGP20k