Në prag të nisjes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për në Uashington, qindra izraelitë demonstruan në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, duke kërkuar që ai të mos udhëtonte në SHBA përpara se të nënshkruante një marrëveshje për lirimin e dhjetëra pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Protestuesit ishin të afërm të pengjeve, raportoi gazeta Haaretz.
Një prej protestuesve deklaroi se “shumica” e qytetarëve të Izraelit “e dinë se Netanyahu merr vendime që i shërbejnë vetëm interesit të tij”.
Netanyahu planifikon të niset për në Uashington sot dhe të takohet me presidentin amerikan në largim Joe Biden të martën.
Të mërkurën, ai pritet të mbajë një fjalim para seancës së plotë të të dy dhomave të Kongresit Amerikan.