Një video shtangëse është përhapur së fundmi në rrjet ku tregohet një ortek gjigand që vërshon ndaj një grupi njerëzish në motora dëbore fundjavës që shkoi në Utah të SHBA, të cilët për disa sekonda i shpëtojnë masakrës së ortekut që thuajse i kishte kapur.
Grupi ishte duke shëtitur me motorët e tyre në malet Uinta para se të niste orteku i frikshëm, sipas videos që më pas u postua në Instagram nga amatori i motorëve të dëborës Miles Penrose.
“Sot ishim duke udhëtuar për shëtitje në Uintas, dëbora më në fund ishte ngritur dhe ne mund të përdornim mjetet tona”, shkruan Penrose, duke shtuar se kalonte në këto male që kur ishte 8 vjeç, dhe i njeh kushtet klimatike të rajonit ‘në pëllëmbë të dorës’.
“Unë dhe vëllai im kemi kaluar me motorë në këto male rreth 30-40 herë vitet e fundit. Por sapo mbarova duke regjistruar vëllanë, mali u trondit. Fillimisht mendova se ishte një tërmet, por më tej e kuptova … ishte orteku”.
Dëbora shihet që vjen duke u rrotullisur në faqen e malit dej njeriu në video dëgjohet që ulëret: “Orteku!”
Teksa Nate shihet që përpiqet të tërheqë slitën e tij motorike, pamjet errësohen.
Tërmeti ishte i dyti që godiste atë ditë në Utah kështu që nuk besohet se është shkaktuar nga vibrimet e mjeteve të motorizuara.
Në rajon ka pasur një seri vdekjesh kohët e fundit nga ortekët, siç ndodhi dhe në një tërmet në zonat malore te Colorado javën e kaluar, ku tre zyrtarë pyjore u vranë nga orteku teksa drejtonin slitat e tyre motorike.