Autoritetet ruse evakuuan sot me urgjencë banorët e më shumë se 10 fshatrave në rajonin Ryazan, pasi një zjarr i madh shpërtheu në një depo municionesh.
Tymi mbuloi të gjithë zonën përreth këtyre dhjetë fshatrave, njoftoi Reuters, duke iu referuar agjencisë Interfax.
Dëshmitarët thonë se shpërthime të forta u dëgjuan nga depoja dhe se gjithçka dukej e tmerrshme.