Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare në Ukrainë, përmes një deklarate ka thënë se predhat e kanë lënë një person të vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur. Një tjetër ushtar ukrainas është lënduar gjatë sulmit.
Armiqësia në mes të forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë, vazhdon në lindje të Ukrainës pavarësisht një marrëveshje për armëpushim të vitit 2015, e cila kishte për qëllim zgjidhjen e konfliktit, nga i cili kanë vdekur më shumë së 10,000, nga viti 2014.
Kievi, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e akuzojnë Moskën se po mbështet separatistët me armë dhe personel, akuza të cilat Moska i mohon vazhdimisht.