Një studim i disa shkencëtarëve të universitetit të kinës jugore, mbulon me më shumë hije dyshimi gazat e para të përhapjes së koronavirusit.
Sipas burimeve zyrtare, virusi është transmetuar tek njeriu nga lakuriqë nate, të kontaminuar, të shitur në një treg peshku në Wuhan. Biologët Botao Xiao dhe Lei Xiao, në raportin e tyre, kanë shkruar ndërkohë se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator afër tregut të qytetit që gjendet në epiqendër të epidemisë. Shkencëtarët kanë kundërshtuar versionin zyrtar, sipas të cilit agjenti patogjen është transmetuar drejtpërsëdrejti nga lakuriqët e natës tek njeriu, në një kohë kur mundësia që këto kafshë të mund të fluturonin sipër tregut, ishte shumë e vogël.
Veç të tjerash, siç rezulton nga dëshmitë, lakuriqi i natës nuk është një ushqim i shitur në qytet dhe në mënyrë të veçantë në atë treg. Kështu, kërkuesit kanë analizuar zonën përreth tregut dhe kanë identifikuar dy laboratorë që kryenin kërkime mbi lakuriqet e natës dhe agjentët patogjenë. Më i afërti, qendra e Wuhanit për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimit, gjendet vetëm 280 metra nga qendra e përhapjes së virusit. Në të kaluarën, një shkencëtar që punonte në atë laborator kishte thënë se ishte sulmuar nga lakuriqet e natës dy herë dhe se duke njohur rrezikun e infeksionit të mundshëm është vënë në të dyja rastet në karantinë vullnetare për 14 ditë.
Sipas shkencëtarëve, ka gjasa në këtë mënyrë që virusi të ketë dalë nga laboratori për të prekur më pas pacientët e parë, edhe pse në studimet e ardhshme do të nevojiten prova më bindëse. Por nuk përfundon këtu sepse të njëjtët kërkues të universitetit të kinës jugore kanë analizuar edhe mundësinë që koronavirusi të ketë dalë nga një laborator i dytë. 12 km larg nga tregu i famshëm i peshkut në Wuhan. Në këtë laborator, në një studim të fundit, thuhet se shkencëtarët po testonin një virus të veçantë tek lakuriqët e natës, duke nisur nga sarsi. Në pritje të provave të mëtejshme, studimi mbyllet me një paralajmërim: Mund të jetë e nevojshme të përforcohen nivelet e sigurisë së laboratorëve me rrezik të lartë biologjik, që mund të transferohen larg qendrave urbane apo zonave të tjera të populluara.