Studimet e reja në disa vende dhe një shpërthim i madh koronavirusi në Masaçusets kanë bërë që zyrtarët amerikanë të dyshojnë për mënyrën e përhapjes së virusit të ri.
Këta zyrtarë kanë theksuar se virusi është përhapur kryesisht nga njerëz që tashmë tregojnë simptoma, të tilla si ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje.
Nëse kjo është e vërtetë, është një lajm i mirë, pasi njerëzit që duken se janë të sëmurë mund të identifikohen dhe izolohen, duke e bërë më të lehtë kontrollin e koronavirusit. Shumë studime kanë treguar që njerëzit pa simptoma po shkaktojnë sasi të konsiderueshme infektimi.
Për javë të tëra, ekspertët kanë theksuar se transmetimi pa simptoma mund të ndodhë, por kanë thënë që nuk është një faktor domethënës në përhapjen e virusit.
Por gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, Dr. Deborah Birx, u duk se mbajti një qëndrim ndryshe për transmetimin pa simptoma.
“Po përpiqemi të kuptojmë nëse njerëzit nën moshën 20 vjeç që nuk kanë simptoma domethënëse janë një grup që përhapin virusin? Derisa të kuptojmë sesa pa simptoma dhe me simptoma shpërndajnë viruisn, duhet që çdo njeri të marrë përgjegjësinë personale për të parandaluar përhapjen.”
Disa ekspertë të intervistuar nga “CNN” pohuan se njerëzit pa simptoma, por me koronavirus, luajnë një rol në përhapjen e COVID-19.
“Tani e dimë se transmetimi pa simptoma luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e këtij virusi”, tha Michael Osterholm, drejtor i Qendrës për Kërkime dhe Politika të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesota.