Doli nga botimi libri më i ri i produkcionit “1kliklarg”, libër ky që i bashkangjitet kolonës së botimeve që i dedikohen situatës në BFI që nga dita e puçit fatal të orkestruar nga Shaqir Fetai që nga muaji maj i vitit 2020 e deri më sot. Derisa në librat e parë shtjellohen kryesisht motivet e puçit, të përkrahësve nëntokësor të puçit, shkeljet e të gjitha dispozitave dhe akteve normative të BFI-së e deri te synimi i shlyerjes së Institucionit si realitet, i zhbërjes së historisë gjashtë shekullor të Institucionit dhe deri te hartimi i strategjisë për çorganizim total të Institucionit, dukuri kjo që i hap të gjitha portat e vjedhjes dhe të rrënimit fatal të tij, në librin e fundit me titull “ÇORGANIZIMI TOTAL I BASHKËSISË FETARE ISLAME NË RMV”, trajtohet synimi dhe gjakimi patologjik për ta devalvuar peshën e Institucionit, rolin e tij që e ka në shoqëri me qëllim të organizimit institucional si dhe të realizimit të planit organizativ ekskluzivisht në nivel xhamishë. Ky është synimi i Shaqir Fetait dhe kjo dukuri trajtohet pothuajse në çdo njësi të këtij libri.
Fundja, librat botohen për t’u dëshmuar niveli kreativ i një shoqërie si dhe vlerat e saj si të trashëguara ashtu edhe të kultivuara. Librat shërbejnë për ta pasqyruar një fenomen shoqëror, një të kaluar, një rrëfim (në beletristikë) si dhe për të zbardhur probleme e fenomene që kanë ndodhur në një kohë (në shkencë e publicistikë)!
Fenomeni “Shaqir Fetai” nuk mund të lihet pa prekur, pa zbërthyer dhe pa trajuar nga të gjitha aspektet, sepse, ndodhi dhe po zhvillohet pikërisht në momentin e jetësimit të një strategjie të huaj si për islamin ashtu edhe për popullatën shqiptare e, përgjithësisht, myslimane të vednit.
Këta botime të periudhës 2020-2024 do të shërbejnë si literturë studimi të një kohe, të një periudhe, të një epoke sagash nëpër të cilat ka kaluar Bashkësia Fetare Islame në RMV, duke hedhur dritë mbi lojërat, intrigat dhe synimet shkatërruese të shërbimeve të huaja si dhe mbi bartësit e këtyre synimeve johumane.
Islamin dhe Instituionet islame nuk mund t’i rrënojë as Shaqir Fetai dhe as mentorët e tij, sado që mund ta realizojnë çorganizimin total të saj. Bashkësia Fetare Islame është si Feniksi – ndërtohet dhe bëhet edhe më i fortë madje nga hiri i vet!
Librat botohen për t’u studiuar kohërat dhe momentet si dhe për të arritur në përfundime se si janë shprehur përpjekjet rrënuese dhe cilat karaktere i qasen më së lehti dukurisë çorganizuese e rrënuese. Prandaj edhe regjistrohet ngjarjet. Prandaj edhe arkivohen ngjarjet nëpër botime speciale si dhe nëpër arkivat e librit (bibliotekat kombëtare e universitare), që një ditë t’u shërbejnë studiuesve që do të rreken për ndriçimin objektiv të dukurive të ndryshme!