Vjosa Osmani-Sadriu ka marrë sot zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.
Osmani u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidente e vendit të dielën, me 71 vota.
Ajo ka parakaluar në tepihun e kuq dhe pranë togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa ka marrë detyrën nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili e ushtroi këtë post.
Në këtë organizim ku Vjosa Osmani ka marrë detyrën e presidentit të Kosovës, përveç bashkëshortit dhe vajzave të Osmanit, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat ka hyrë në Presidencë.
Pas marrjes së detyrës, Osmani do të vazhdojë gjatë ditës me një sërë aktivitetesh.
10:00 Arritja e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu
10:00 – 11:00 Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës
11:00 – 11:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë
11:30 – 12:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI
12:45 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë
13:15 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova
13:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës
13:40 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”
14:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
17:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së.