Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit. Situata më e rënduar ka qenë në qytetin e Vlorës, ku rrugët kanë shndërruar në lumenj.
Mediat e vendit kanë raportuar se në disa raste qytetarët kanë kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse për të dalë nga uji, siç ishte rasti i një çifti farmacistësh të bllokuar nga uji në farmacinë e tyre, nga ku dolën me ndihmën e zjarrfikësve.
Gjithashtu është raportuar që është përmbytur qendra historike dhe biblioteka në Vlorë.