Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, në një konferencë për shtyp, ka lëshuar audio-incizim, në të cilën pretendon se ish kryeministri Zoran Zaev, bisedon për vendime të Gjykatës Supreme gjatë sjelljes së vendimeve për lëndët kësaj gjykate.
Sipas Milloshoskit, Zaevi në mënyrë direkte është përzier në punën e gjyqësorit, që paraqet shkelje.
Ai gjithashtu ka thënë se ish prokurorja Katica Janeva ka qenë e lidhur ngushtë me liderin e LSDM-së, dhe se pa ndihmën e tij nuk do të kishte qenë e mundur “Zhvatja”.
“Zaev nëpërmjet këtij incizimi dëshmon se nuk ka qenë vetëm kryeministër por edhe prokuror dhe prokuror special”, ka thënë Antonio Milloshoski.
Shqipëria drejt BE, politika bullgare vlerëson vendimin e fundit të Brukselit
Politika bullgare ka vlerësuar vendimin e Brukselit për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e bisedimeve për…