VMRO DPMNE-ja protestoi edhe sot nën moton “Zaev të dorëhiqet, liri për popullin”. Para ministrisë së Drejtësisë shumë nga folësit thanë se do të përgjigjen para drejtësisë të gjithë ata që cenojnë historinë dhe identitetin e popullit maqedonas. Protestuesit thanë se nuk do të lejojnë që historia të ndryshojë në bazë të interesave dhe dëshirave të personave të caktuar.
Erdhi Zaevi dhe dëshiron gjithçka të shkatërroj por ne nuk do ta lejojmë. Nuk do të lejojmë që Zaevi të na e ndërroj historinë në libra. Ajo histori është e jona, nuk është e tij të bëj çfarëdo që dëshiron. Këtë histori e krijuan paraardhësit tanë, ne e krijojmë bashkë dhe jo Zaevi pse ndonjë tjetër nga Bullgaria të na e shpjegojnë ashtu siç atyre u pëlqen. Sot, ne ndërtojmë histori që fëmijët tanë të tregojnë si kemi luftuar për ta ruajtur pasurinë e Maqedonisë- deklaroi Beti Stamenkovska Trajkovska, VMRO=DPMNE.