Në takimin me demokratët në Gjirokastër, Sali Berisha tregoi se mëngjesin e sotëm po lexonte titujt e gazetave dhe i tërhoqi vëmendjen njëri ku shkruhej “Rama-Basha në Lubjanë, Berisha në Gjirokastër”.
Berisha tha se u ndje i lehtësuar sepse shkoi si njeri i lirë në takimin me demokratët, ndërsa ata shkuan si pengu me pengmarrësin. Ndër të tjera, nuk hezitoi të fliste për Bashën duke thënë se në Gjirokastër si “opozitë e tradhtuar nga kreu i PD”. Këtë të fundit, Berisha e cilëson si votofob sepse ka tmerr nga vota.
Sali Berisha: E di sa janë të ardhurat në Zvicër, 95 mijë dollarë. Pra marrin 18 herë më shumë se ne dhe litrin e naftës e paguajnë njëlloj me ne. Pse do rritet nafta, dil o zotëri thuaje? Je ti i përzier në të gjithë aferat dhe këtu bëhet ç’të dojë. Dilte dje e thoshte “nuk jam diktator të kontrolloj çmimet”. Je me oligarkët, je i pamëshirshëm se cdo vend ka entet rregullatore, çdo vend godet spekulimin. Unë nuk godas lirinë e tregut, por spekulimin e tregut. Një lloj sadisti që thotë do na përpijë kriza. Një tjetër lajm është se krimi i organizuar dhe korrupsioni e mbajnë Shqipërinë larg BE-së.
Të gjitha këto në një kohë kur merr mandatin e tretë dhe opozita shqiptare tregoi paaftësinë e saj më të madhe. Duke ardhur për Gjirokastër në mëngjes, shoh titujt e gazetave Rama-Basha në Lubjanë, Berisha në Gjirokastër. U ndjeva 1000 herë i lehtësuar. Ata shkojnë si pengu me pengmarrësin, unë vij si njeri i lirë tek ju. Kënaqësi e madhe ishte kjo. Ne mblidhemi në një kohë kur Lul Basha në 8 vite e udhëhoqi PD nga disfata në disfatë, nga dështimi në dështim. Mori vendime absurde, vijmë kur në zgjedhjet e 25 marsit pas një seriali dështimesh, deklaroi se ishte masakër zgjedhore, isha i bindur se Edi Rama plaçkiti vota më shumë se kurrë, por ne nuk i fituam.
Tani dilte që ne të bënim gjithçka për ta vënë në sanksion për atë që bëri. Kryetari në vend që të merrej me votën tuaj, por merret në mënyrë të paimagjinueshme me karrigen e tij. Ne vijmë sot këtu jo vetëm si opozitë e v jedhur dhe e plaçkitur nga Rama, por si opozitë e tradhtuar nga Basha. Ai nuk flet më, as për masakër, as për votë, as për asgjë. Pse kjo? Sepse ai ka tmerr nga vota. Në historinë e Shqipërisë, do mbahet mend si njeriu me votofobinë më të lartë se kushdo tjetër. Që në këtë moment, nuk ke të bësh asgjë me ne. Ne i besojmë votës së lirë. ADN-ja jonë politike është vota e lirë. Jua them këtu me kënaqësi se deri në vitin 2013 kemi patur problematikat tona, gabimet, sherret, por nuk kemi patur kurrë një njeri të zgjedhur e të mos zgjedhur që të thoshte se nuk i numëronte dot votat.
Ky urdhërohet të ekzekutojë pluralizmin, por kjo kurrë nuk do të ndodhë. Mendimi yt është zero nëse nuk kalon në votën e forumeve dhe anëtarësisë së Partisë dhe nëse dhunon statutin dhunon sovranitetin e partisë.