Janë zbardhur identitetet e autorëve të vrasjes së shqiptarit Denis Loka në Athinë. 28-vjeçari u la i plagosur anës rrugës, për të ndërruar më pas jetë në spital.
Autorët e dyshuar janë kushërinjtë e viktimës, Enis Loka 17-vjec, i cili ka marrë përsipër edhe vrasjen ndërsa vëllai i tij Aleksandros Loka sipas dëshmisë së tij e ndihmoi në vrasje.
Si ndodhi ngjarja
Një i ri shqiptar është vrarë në Athinë mbrëmjen e djeshme. Policia greke gjeti 28-vjeçarin shqiptar rreth orës 22.50 të mbrëmjes, në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës.
Bëhet fjalë për 28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt. Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.
Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezër, 17 dhe 19 vjec, shtetas shqiptarë me dokumente greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.