Policia e Kosovës arrestoi në orët e para të mëngjesit të sotëm një person të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.
Si i dyshuar për krimin mësohet se është arrestuar një zyrtar i lartë i policisë së Kosovës, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Bëhet fjalë për pjesëtarin e njësisë speciale të policisë, Rade Basara, personi që shikoni në fotografinë më poshtë.
Ai akuzohet se ka fshehur provat lidhur me vrasjen e Ivanoviç. Operacioni policor nisi rreth orës 06.00 të mëngjesit të sotëm dhe gjatë tij u angazhuan rreth 100 efektivë të policisë.
Krahas Basara, flitet edhe për një person tjetër të arrestuar. Oliver Ivanoviç, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, u vra më 16 janar të vitit 2018.