Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një kishë në Hamburg të Gjermanisë ku besohet se shtatë persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur.
Siç raportohet, tetë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.
Personi i armatosur nga sulmi besohet të jetë mes disa të vrarëve të gjetur në ndërtesë, tha policia të enjten.
“Ne nuk kemi të dhëna për një autor në arrati”, tha një zëdhënës i policisë në vendngjarje, duke shtuar se hetuesit në vend të kësaj kanë “indikacione se një autor i krimit mund të ketë qenë në ndërtesë dhe mund të jetë edhe në mesin e të vdekurve”.