Gjashtë persona, familjarë me njëri-tjetrin mes të cilëve një nënë adoleshente dhe foshnja e saj 6-muajshe, u gjetën të vrarë me armë në një zonë të banuar pranë qytetit Vajsellia në Kaliforninë Qëndrore.
Nëna 17-vjeçare dhe foshnja e saj u gjetën të vrarë me plumb në kokë jashtë një banese, një tjetër tek dera dhe 3 persona të tjerë brenda në ndërtesë. Policia është në kërkim të dy autorëve të dyshuar, që mund të jenë pjesëtarë të një grupi kriminal.
Vajza jetonte në shtëpinë e të atit, ku po ashtu banonin xhaxhai i të atit, një kushëri i tyre, gjyshja dhe stërgjysha, të cilët mbetën viktima të tragjedisë. Hetuesit nuk kanë dhënë detaje mbi motivet e ngjarjes.
Sipas tyre nuk bëhet fjalë për një akt të rastësishëm, por për një sulm që kishte në shenjestër anëtarët e familjes. Mediat bëjnë të ditur se javën e kaluar, policia kreu një kontroll kundër lëndëve narkotike në kështë shtëpi.