Qindra trupa izraelite po kryejnë bastisje në mbarë Bregun Perëndimor që nga e mërkura në një prej aksioneve më të mëdha në këtë zonë.
Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalë operacionin në Bregun Perëndimor me qëllim që të shmangen provokimet për zgjerimin e konfliktit. Megjithkëtë, Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, anëtar i kabinetit të sigurisë së Izraelit, i cili është politikan i linjës së ashpër, kërkoi më shumë veprime kundër militantëve palestinezë në Bregun Perëndimor ku dhuna në është rritur që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit.
Gjatë ditës së djeshme, tre izraelitë u vranë afër qytetit Hebron, në Bregun e pushtuar Perëndimor, thanë zyrtarët izraelitë.